Abdixhiku në Viti premton heqjen e barrës së kontratës kolektive dhe rritje pagash

Prishtinë | 06 Shk 2025 | 20:50 | Nga Hasan Hoti

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka premtuar në Viti, heqjen e barrës me kontratën kolektive, të cilën e quajti dëm të madh për komunat, raporton Ekonomia Online.

Në tubimin elektoral në Pozharan të Vitisë, Abdixhiku, ka thënë se krahas barrës me kontratë kolektive, do të investojë edhe në projekte infrastrukturore.

“Sikurse në Anamoravë, Gjilan e Viti, e kemi të qartë se në këto zgjedhje nuk po shkojmë për vend të dytë a të tretë por për vend të parë”, u shpreh Abdixhiku.

“Ju ftoj që çdo lagje e qytet ta ktheni kah shpija e Ibrahim Rugovës”, vazhdoi Abdixhiku.

“Në këtë momentum, kur tubimet tona janë plotë, e kemi të qartë dhe përgjegjësinë e kemi të qartë për Republikën tonë dhe ky momentum është edhe për mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150”.

“Jam zotuar se barrën e kontratës kolektive do t’ua heqi dhe këtë premtim do ta mbajë. Kam premtuar ndërtimin e çerdheve dhe këtë premtim do ta mbajë”.

Të ngjashme