Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, kandidatin e LDK-së, Xhafer Tahiri, sonte kanë mbajtur tubim me aktivistë të LDK-së dhe me qytetarë të Vushtrrisë.
Abdixhiku i falenderoi vushtrriasit për pritjen e ngrohtë duke ju thënë se Vushtrrisë i duhet një Kryetar i ndershëm dhe i pastēr sikurse Xhafer Tahir.
“Para jush e keni një kandidat të shkelqyeshëm, një njeri të vlerave Rugoviste, një mik të jashtëzakonshëm, një kryetar shembull me të cilin mburret gjithë LDK -ja “ ka thënë Abdixhiku.
Nga ana tjetër edhe Xhafer Tahiri është shprehur i lumtur duke e cilësuar si nderin më të madh të jetës së tij prirjës së ndryshimit të madh në Vushtrri.
“E kam nderin më të madh të jetës të ju prij e të jem i pari ne mesin e të barabartëve e bashkë ta vazhdojmë një qeverisje të mirë, bashkë të vazhdojmë e ta bëjmë krenar qytetin e Ahmet Krasniqit e Hasan Prishtinës. Do ta bëjmë Vushtrrinë për të gjithë një realitet sepse çdo qytetar i Vushtrrisë pavarësisht bindjes partiake, fetare e etnike e meriton një Komunë që të kujdeset në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë” ka thënë Tahiri.