Abdixhiku: Nga 80 mijë të regjistruar në mërgatë, 30 mijë janë mbështetës tanë

Prishtinë | 25 Dhj 2024 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i bëri thirrje mërgatës që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në Facebook, ai rikujton se kanë mbetur edhe 24 orë deri në përfundim të afatit, dhe vlerëson se 30 mijë mërgimtarë të regjistruar janë mbështetës së partisë së tij.

“30,000 zemra për Mërgatën! Ju faleminderit për regjistrimin masiv të mbështetësve tanë! Nga gjithsej 80 mijë të regjistruar, nga të gjitha etnitë, sipas raportimeve të degëve tona, 30 mijë janë mbështetës tanë”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Më tej ai shtoi se në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK i kishte vetëm 4,294 vota nga mërgata, dhe se ky, siç thotë, kapërcim i madh është thirrje e kushtrim i fitores.

“Të shkojmë për 40 mijë! Ndryshimi i nisur në Kosovë le të mbështetet dhe nga bashkatdhetarët tanë!”, përfundoi Abdixhiku.

Të ngjashme