Abdixhiku nga Podujeva: Nuk do të fillojnë projektet e reja, pa përfunduar ato që janë në proces

Podujevë | 13 Shk 2020 | 10:01 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka vizituar punimet e deritanishme në zgjerimin e rrugës nacionale N25, Besi-Podujevë, raporton Ekonomia Online

Abdixhiku tha se në vitin 2020 do të ndahet buxhet shtesë dhe që nuk do të fillojnë projekte të reja pa përfunduar ato që janë në proces.

“Kemi diskutuar me stafin kemi bërë planifikimet financiare që rruga të përfundojë në buxhetin e vitit 2020 do të ndajmë buxhet shtesë për dinamike të re të punimeve. Ideja është që të përfundojë rruga me katër korsi deri në Besi dhe të vazhdojë deri në Bërnicë, sepse ky qytet është ndër rrugët më të frekuentuara që ka Kosova”

“Një nga rrugët më të frekuentuara dhe që ndodhin aksidente”.

“Është tërësisht e papranueshme se si një qytet si Podujeva me mbi 100 fshatra sesi banorët e kësaj ane kanë mbetur të neglizhuar në ndërlidhjen e një elementi parësor të jetesës dhe mbijetesës në këtë rrugë. Prioritet do t’u japim edhe rrugëve tjera që janë duke shkuar do t’i përfundojmë këto projekte të tanishme sa më shpejt të jetë e mundur dhe nuk do të nisim asnjë projekt tjetër pa përfunduar projektet madhore që ka Kosova tha ai, raporton EO.

Të ngjashme