Abdixhiku nga Podujeva: Takoj, falënderoj – me njerëzit e vendit tonë

Prishtinë | 23 Mar 2025 | 22:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me qytetarët e Podujevës, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e tyre.

Në një video të shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku zotohet se nuk i ndryshon premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, transmeton Klankosova.tv.

“Kemi qenë të vërtetë, kemi qenë të sinqertë, vazhdojmë të jemi të tillë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Tutje, i pari i LDK-së shprehet se kjo parti do të vazhdojë të bëjë ndryshimin.

Jam i interesuar të punoj me rininë, me njerëzit që do e bëjnë jetën këtu”, tha tutje Abdixhiku.

Në këtë video, u dëgjuan edhe lavdet që kishin podujevasit për Lumir Abdixhikun.

Të ngjashme