Abdixhiku nga Vranjevci: Është ringritja e madhe e Kryeqytetit

Prishtinë | 29 Jan 2025 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga një tjetër tubim madhështor i kësaj partie në Kodrën e Trimave.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se në kryeqytet, Lidhja Demokratike pret “fitore dhe asgjë më pak se kaq.”

“Është Vranjevci!
Është Kodra e Trimave!
Është ringritja e madhe e Kryeqytetit!
Prishtinë, prijë! Prishtinë, fito!
Fitore dhe asgjë më pak se kaq.
LDK dhe Prishtina janë një.” – ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme