Abdixhiku pas takimit me sindikalistët: Ndalja e pagave është joligjore, s’kemi nevojë për konflikte

Prishtinë | 02 Sht 2022 | 11:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se ndalja e pagave për punëtorët që janë në grevë është e papranueshme dhe joligjore, raporton Ekonomia Online.

Ai pas takimit me Kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK, Rrahman Jashari dhe nënkryetarin i Këshillit Grevist, Ali Gashi, sa i përket mosekzekutimi të pagave për punëtorët e sektorit publik, shtoi se Kosova ka nevojë për qetësi jo për konflikte.

Sipas tij, është shqetësuese situata e krijuar pas grevës së shpallur në të gjitha nivelet në arsim.

“Kam dëgjuar kërkesat e tyre dhe kam shprehur shqetësimin tonë mbi këtë grevë dhe konsiderojmë se duhet të ketë një dialog ndërmjet Qeverisë dhe BSPK është imperiativ, pra është bazë e funksionimit shoqëror të Kosovës dhe kemi nevojë për dialog që fëmijët tanë të kthehen në shkollë”, tha Abdixhiku.

Ky takim vjen pasi Qeveria e Kosovës ua ka bllokuar pagat mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë nëpër komuna, që janë në grevë nga 25 gushti.

Pas Abdixhikut, ata pritet të takohen edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Për shkak të mosekzekutimit të pagave, më 1 shtator, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Lexo më shumë:

Të ngjashme