Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së ka shprehur shqetësimin se Kosova ende varet nga Beogradi.
“Është e pakuptueshme që t’i presim mbledhjet në Beograd. Ne kërkuam mocion nuk u prodecua. U kërkua 15 minuta pauzë dhe ende jemi duke pritur. Ne shprehim pakënaqësinë tonë për këtë”, ka thënë Abdixhkiu.
Ai ka thënë, se nëse merret seriozisht Milaim Zeka që thotë gjëra plotësisht të pavërteta.
“Mos bini pre e këtyre propagandave. Asnjë deputet i LDK-së nuk e voton qeverinë e Beogradit”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë, pauza po zgjat sepse është puna e pazareve dhe sa më shumë që ofrohet koha pazaret rriten.