Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, sot, në 22 vjetorin e vrasjes përkujton Bajram, Kastriot e Kushtrim Kelmendin.
Në një komunikatë për medie, kryetari Abdixhiku përkujton vrasjen e avokatit kosovar dhe dy bijtë e tij.
“Sot bëhen njëzet e dy vite nga vrasja e Avokatit të shquar kosovar, Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij, Kastriotit (30 vjeç) dhe Kushtrimit (16 vjeç).
Ky krim i tmerrshëm i kryer nga forcat serbe në Prishtinë – në natën e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet Jugosllave – vazhdon të mos gjejë ndëshkueshmërinë e kërkuar tash e 22 vjet.
Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë në përpjekje të pashtershme për të denoncuar krimet e kohës nga regjimi i Millosheviçit dhe forcat serbe mbi popullsinë shqiptare në Kosovë.
“Familja Kelmendi do të kujtohen gjithmonë me nderim të veçantë për sakrificën e madhe në altarin e lirisë. LDK dhe Republika e Kosovës do t’i mbajë në kujtesë e nderim të përhershëm Bajramin, Kastriotin e Kushtrimin.” thuhet në njoftimin e tyre.