Abdixhiku premton me LDK-në në Qeveri përfundon ndër tjerash edhe Autostrada e Gjilanit

Prishtinë | 26 Dhj 2025 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, njëherit kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku ka renditur disa nga rrugët  të cilat nuk u përfunduan përkundër krejt premtimeve, e një nga to është Unaza e Kryeqytetit dhe Autostrada e Gjilanit.

Por këto dy projekte dhe të tjerat, Abdixhiku deklaron se do të përfundojnë me qeverisjen e LDK-së.

“Për më pak se një mandat, rrugët e Kosovës duhet të përfundojnë. Do të përfundojnë me ne! Ekipet tona do rë jenë në terren, ditë e natë që lidhja kombërare mes qyteteve të bëhet realitet i ri. Unaza e Kryeqytetit, Autostrada e Anamoravës, magjistralet për Podujevë, Mitrovicë, Pejë e Gjakovë duhet të mbarohen si projekte kombëtare zhvillimi. Sepse rrugët janë ekonomi, janë lëvizje, janë vende pune dhe jetë më e lehtë për qytetarët tanë. Kosova ka nevojë për punë konkrete. Kosova ka nevojë për zhvillim. LDK do t’i përfundojë. Ky është plani ynë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme