Abdixhiku: Prishtinë prijë, Prishtinë fito

Prishtinë | 29 Jan 2025 | 22:57 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur edhe një tubim në lagjen Kodra e Trimave, në kryeqytet, apo siç njihet ndryshe Vranjefci.

Nga ky tubim madhështor, kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku tha se “LDK-ja dhe Prishtina janë një”.

Abdixhiku u shpreh se në kryeqytet, Lidhja Demokratike pret “fitore dhe asgjë më pak se kaq.”

“Është Vranjevci! Është Kodra e Trimave! Është ringritja e madhe e Kryeqytetit! Prishtinë, prijë! Prishtinë, fito! Fitore dhe asgjë më pak se kaq. LDK dhe Prishtina janë një.”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme