Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar lidhur me sondazhet në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik.
Abdixhiku ka thënë se ka porositur një seri sondazhesh dhe se deri më tani kanë përfunduar mbi 17 mijë anketa vetëm në regjionin qendër.
“Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër janë: Prishtinë 35%, Lipjan 42%, Podujevë 35%, Obiliq 36%, Fushë Kosovë 34%”, ka thtënë Abdixhiku.
Kreu i LDK-së ka thënë tutje se këto anketa po bëhen në gjithë Kosovën dhe se do t’i publikojnë vetëm për LDK-në sepse sipas tij, duan të ruajnë korrektësinë ndaj palëve tjera.
“Këto matje u janë prezantuar tashmë stukturave udhëheqëse të partisë, në takime të brendshme. Nuk kemi dashur t’i bëjmë publike meqë i kemi konsideruar si mjete të orientimit tonë. Të dhënat si këto, mbresëlënëse, ndonëse vetëm për një regjion, ishin shenjë e qartë e rrugëtimit tonë”, ka shtuar kreu i LDK-së.
Ai është shprehur se lajmi lidhur me këtë situatë ka marrë jehonë, duke theksuar se në këtë arritje jehone, ka aktivizuar propagandën.
“Propaganda u shpërfaq sonte. Me 800 përgjigje. Jo 17 mijë. Siç edhe e kishim pritur tashmë. Ajo mbetet vetëm shenjë paniku e frike. Dhe në këtë panikë e frikë s’dua të flas as për kredibilitetin e kompanisë që në zgjedhjet e fundit lokale, një natë para votimeve, na kishte vendosur në vend të tretë në Prishtinë; as për mediumin që vazhdon të besojë se vetëprofecia e sondazheve do të funksionojë sërish. E kotë. Ndryshimi i vërtetë po vjen. Me të dhe fundi i propagandës”.
Lidhur me këto sondazhe, më herët, nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë reaguar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, dhe deputeti nga radhët e kësaj partie, Besian Mustafa.
Përmes një postimi, Halimi ka thënë se kur rezultatet nuk ekzistojnë, pushteti aktivizon “propagandën”.
Ndërsa, deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, lidhur me këtë çështje ka thënë se nuk mbulohet “dështimet me sondazhe të rreme”.
POSTIMI I PLOTË I ABDIXHIKUT:
NJË PROPAGANDË E LODHUR
Tash e dy muaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka porositur një seri sondazhesh, më të mëdhaja në historinë e anketimeve në Kosovë.
Deri më tani, kanë përfunduar mbi 17,000 anketa vetëm në regjionin qendër. Rekord anketimesh këto për të siguruar saktësi të paprecedentë statistikore. Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër janë:
Prishtinë 35%
Lipjan 42%
Podujevë 35%
Obiliq 36%
Fushë Kosovë 34%
Anketat, në këtë nivel, po bëhen gjithandej Kosovës, dhe ato do të publikohen me kohë. Do t’i publikojmë vetëm për LDK-në sepse duam të ruajmë korrektësinë ndaj palëve tjera.
Këto matje u janë prezantuar tashmë stukturave udhëheqëse të partisë, në takime të brendshme. Nuk kemi dashur t’i bëjmë publike meqë i kemi konsideruar si mjete të orientimit tonë. Të dhënat si këto, mbresëlënëse, ndonëse vetëm për një regjion, ishin shenjë e qartë e rrugëtimit tonë.
Lajmi, ndonëse i komunikuar vetëm brenda, duket se ka arritur të marr jehonë. Dhe në këtë arritje jehone, ka aktivizuar propagandën.
Propaganda u shpërfaq sonte.
Me 800 përgjigje. Jo 17 mijë.
Siç edhe e kishim pritur tashmë.
Ajo mbetet vetëm shenjë paniku e frike. Dhe në këtë panikë e frikë s’dua të flas as për kredibilitetin e kompanisë që në zgjedhjet e fundit lokale, një natë para votimeve, na kishte vendosur në vend të tretë në Prishtinë; as për mediumin që vazhdon të besojë se vetëprofecia e sondazheve do të funksionojë sërish.
E kotë.
Ndryshimi i vërtetë po vjen.
Me të dhe fundi i propagandës.