Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në kuadër të “Turneut të Ndryshimit’’ nëpër qytete të Kosovës, sonte ka mbajtur tubim në qytetin e Suharekës, raporton Ekonomia Online.
Nga aty, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka premtuar “misionin e njëjtë të LDK-së, por rrugë të re për Kosovën”.
Teksa ka bërë thirrje që qytetarët ta kuptojnë peshën e zgjedhjeve që kanë para vetes, Abdixhiku ka thënë se zgjedhjet e 9 Shkurtit nuk bëhen për të përcaktuar vetëm një kryeministër, por për ta përcaktuar të ardhmen e Kosovës.
Ai ka premtuar rritje koeficienti që në javën e parë të qeverisjes së tij, zhvillim ekonomik të hovshëm, e plane të mëdha për energji dhe arsim.
“Kur gjërat shkojnë keq e mbrapsht, kur eksperimentet me qytetarët përfundojnë, ata kanë një adresë dhe shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demografikë të Kosovës, shpresën e parë dhe të fundit të Kosovës. Si lëvizja më e madhe shqiptare e kemi obligim ta shtrojmë dorën e qytetarëve, po shtrojmë rrugën e re për shtetin që e bënë ne si LDK”.
“Mision i njëjtë, rrugë e re për Kosovën, por sot nuk dalë para jush t’ju tregoj se sa e pasur është historia jonë partiake. E ardhmja jonë është e padefinuar, në këtë udhëkryq që gjindet Kosova. Qytetarët duhet ta kuptojnë peshën e zgjedhjeve që kanë para vetes”.
“Këto zgjedhje nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Ato, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar vetë Kosovën, si një shtet në zhvillim, me njerëz që bëjnë jetën këtu, si një shtet të hapur në lumin e madh të rrjedhave botërore, apo si një vend i zymtë, i propagandës, i përçarjes, i mbylljes e i sanksioneve, si një vend i zbrasjes së dhimbshme – i thyerjes së madhe përtej së cilës mbesim edhe pak, edhe vetë, edhe keq. Këtë zgjedhje unë e kam të qartë. Ketë zgjedhje ju duhet ta keni të qartë”.
“Ndryshimi po vjen dhe paratë e vjedhurat do të kthehen cent më cent, ndryshimi po vjen për ata që kanë keqpërdorur vendin. Njerëzit e Kosovës janë lodhur nga ndjenja braktisjes, ne bëjmë thirrje për rrugën e re të 9 shkurtit 2025. Ankesa është për të dobëtit, puna është për të fortit, besoj në shtetin e Kosovës dhe potencialin që ka”.
Aty ku kanë ofruar radhë të gjata për të blerë libra ne kemi sjellë mësimi tëreditor, me shujta ditore. Ne kemi premtuar ndërtimin e spitaleve të reja me sigurimeve shëndetësore, ne kemi ofruar paga të larta koeficient 150 që në javën e parë të mandat. Ne kemi plan për central dhe gaz, e për një ekonomi të sigurt. Kemi planifikuar 120 projekte dhe 5 për qind rritje ekonomike. Aty ku na kanë dhënë masa ne kemi rrugën për integrim”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka prezantuar edhe kandidatët e LDK-së nga Suhareka – Ardian Shala, Urim Suka, Shemsie Bytyqi e Shaqir Kryeziu.