Abdixhiku reagon sërish: Më shumë se dorëheqje nuk ka çka të ofroj

Prishtinë | 14 Jan 2026 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka bërë një reagim tjetër pas zhvillimeve të fundit në këtë parti.

“Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj! Kam dëgjuar dhe jemi dëgjuar me njëri-tjetrin me vëmendje. Çdo zë, çdo kritikë dhe çdo shqetësim, me orë të tëra. Pesë orë e gjysmë. Në fund kemi dalur me përgjegjësi të plotë dhe me dinjitet para qytetarëve për të shprehur jo mendimin e një individi, as timin, por të shumicës dërmuese, ashtu siç u pajtuam pas pesë orë diskutimi”, deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku theksoi se ai dhe kryesia e LDK-së nuk do t’i shmangen asnjë përgjegjësie.

“Kam marrë hapin më moral që një kryetar mund ta marrë: kam ofruar dorëheqjen time. Kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Jeni të lirë të garoni; në Kuvend e keni mundësinë. Tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së. Dua ta them qartë; nuk jam i lidhur pas pozitës. Jam i lidhur pas shtëpisë. Dhe shtëpia ruhet me rregull, me dinjitet dhe me besim në anëtarësinë e saj dhe në secilën kërkesë të tyre”, theksoi ai.

Të ngjashme