Kandidati i Lidhjes Demokratike për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka një mision historik për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, duke përfshirë 5 miliardë euro investime dhe 5 për qind rritje ekonomike, raporton Ekonomia Online.
Këto deklarata, kreu i LDK-së i bëri në tubimin elektoral në Gjakovë, para mijëra pjesëmarrësve.
Tutje, Abdixhiku foli për programin e tij elektoral, me theks të veçantë investimet që do t’i bëjë në këtë qytet nëse arrin të bëhet kryeministër i vendit.
“Republika jonë, sot është në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial, që prej themelimit të saj si shtet i pavarur e sovran, për shkak tëaventurave politike të kësaj qeverie. Dhe në këtë udhëkryq, prej ku duhet të definohet ardhmja jonë, pra rruga e re, ju qytetarë tëKamenicës, duhet ta kuptoni peshën e zgjedhjes që keni në duar tuaja. Sepse, këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, por, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar të ardhmen e Kosovës. Si një shtet në zhvillim, me njerëz që bëjnë jetën këtu, si një shtet të hapur në procesin e rrjedhave botërore, dhe jo si një vend i zymtë, ipropagandës, përçarjes, mbylljes e sanksioneve, ekonomike e politike”, u shpreh Abdixhiku.
“Të zgjedhni për ata të rinj që gjersa bëjnë gati valixhet e ikjes nga Kosova, mbysin në po ato valixhe të gjithë ëndrrat që i kanë pasur këtu në Kosovë. Ëndrrat për të bërë jetë, për të pasur familje, për të plakur pleqërinë. Veprimi ynë politik merr formë vetëm atëherë kur këta rinj i shiqojmë jo si të huaj që largohen për kush e di se ku, por si fëmijë tanë, që i rritëm me mund, i shkolluam me mund, i edukuam me mund; për ti larguar me kaq lehtësi. Çdo ikje e tyre s’është tharje veç e një familje, është tharje e humbje edhe familjes sime! Sepse çdo i ri i larguar është vëllau im, çdo i ri i larguar është fëmiu im, është miku im ështëfqinji im. Është koha të zgjedhni për ata prindër të rinj, që teksa shijojnë buzëqeshjet e para të porsalindurve, mbyten nga brenga e çmimeve që tani duhet ti përballojnë me një fëmijë mëshumë”, u shpreh Abdixhiku.
Kreu i LDK-së premtoi që brenda 30 ditëve do të përfundojë rruga Dollc-Gjakovë dhe përfundimin e stadiumit të Gjakovës.
