Abdixhiku sfidon Kurtin në debat: Le ta zgjedh edhe publikun e vet

Prishtinë | 09 Jan 2025 | 22:09 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku e ka sfiduar kryeministrin Albin Kurti në një debat televiziv.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Abdixhiku e ka sfiduar Kurtin që të flasin për katër vitet e ardhshme.

“E ftoj që të vijë dhe me mua të ballafaqohet. Le të flasim për datën, vendin, kohën. Le ta marrë edhe publikun nëse ka nevojë për mbështetje morale”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka akuzuar pushtetin aktual për polaritet dhe përçarje të madhe.

“Në Republikën time nuk do të përgjohen gazetarët. Në Republikën time nuk do të ketë shkelje të Kushtetutës. Në Republikën time, nuk do të mbrojë ata që e dëmtuan shtetin për 37 milionë euro, apo ata që tërhoqën jashtëligjshëm 1.7 milion euro”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme