Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku e ka quajtur lajm të mirë përmirësimin e cilësisë së ajrit në këto ditë.
“E në gjithë këtë krizë, megjithatë, ka një lajm të mirë. Si rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit e aktivitetit publik, cilësia e ajrit nëpër qytetet tona është përmirësuar rrënjësisht, Përqendrimet e Dioksidit të Azotit (NO2) kanë rënë për plot 50%”, ka shkruar në Facebook Abdixhiku.
Ministri në detyrë Abdixhiku, thotë se “këto janë të dhënat që mora sot nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Instituti Hidrometeorlogjik; të dyja trupa në kuadër të Ministrisë”.
“Rrini në shtëpi. Edhe pak. Kur të dalim, të mendojmë seriozisht për transformim rrënjësor të transportit publik”, ka përfunduar ai.