Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me nënkryetarin Muhaxheri kanë pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
Kryetari Abdixhiku e falënderoi Ambasadorin Italian për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë, si dhe e njoftoi atë për prioritetet dhe qëndrimet e LDK-së karshi proceseve aktuale në të cilat po kalon Kosova.