Abdixhiku takon ambasadorin britanik, diskuton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 08 Gus 2025 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend dhe qëndrimi i LDK-së ndaj kësaj çështjeje.

Abdixhiku e cilësoi vendimin si një fitore për demokracinë dhe për Republikën e Kosovës, duke theksuar se ai konfirmon të drejtën kushtetuese të partisë së tij. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

“Theksova para ambasadorit Hargreaves se vendimi i sotëm i Gjykatës përbën një fitore të madhe për demokracinë dhe për Republikën tonë. Ky vendim konfirmon plotësisht të drejtën e kërkesës dhe lëndës që ne e kemi dorëzuar si LDK – dhe përforcon qëndrimin tonë të qartë, të mbajtur që nga dita e parë: se demokracia nuk mund të shtypet, e Kushtetuta nuk mund të shkelet”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme