Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me artistë, krijues dhe përfaqësues të kulturës në Kosovë, përmes së cilit ka theksuar rëndësinë jetike të artit për shoqërinë dhe shtetin.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se gjatë takimit u diskutua për sfidat e sektorit të kulturës, vizionin për vendin dhe rolin e artit si kujtesë, identitet dhe edukim shoqëror.
“Një shtet që investon në art, investon në të ardhmen,” shkroi ai, duke shtuar se Kosova ka obligim moral dhe institucional të mbështesë artistët dhe trashëgiminë kulturore.