Abdixhiku takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për qëndrimet e LDK-së ndaj zhvillimeve aktuale

Prishtinë | 15 Sht 2026 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Sipas njoftimit të partisë, në takim u diskutua për stabilitetin dhe sundimin e ligjit dhe zhvillimet aktuale, qëndrimet e LDK-së ndaj tyre, si dhe rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, rendit kushtetues dhe institucioneve demokratike në Kosovë.

“Kryetari Abdixhiku vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe rolit të EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë. Kryetari Abdixhiku shprehu gatishmërinë e LDK-së për komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me EULEX-in, me synim sigurimin e një shkëmbimi të rregullt të informacionit dhe koordinimit për çështjet me rëndësi për sundimin e ligjit, sigurinë dhe stabilitetin demokratik të vendit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme