Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se nuk pajtohet se po humbet elektorati në situatën e tanishme.
Ai ka kërkuar unitet brenda partisë.
Abdixhiku shton se mospjesëmarrja në seancë do krijonte pasojë.
“Po kërkoj unitet në partinë tonë. Nuk mund të ndërtoj partinë në veto të individëve, nuk mund ta respektoj vendimin e veprimit kundër shumicës në parti. Nuk pajtohem se po humbet elektorati, jam i bindur që elektorati nuk po humbet në situatën e tanishme. Sa votuesi do të humbej nëse LDK nuk merr pjesë në seancë. Mospjesëmarrja në seancë do krijonte pasojë, nuk do i lejonim shumicës të merrte vendim”, deklaroi Abdixhiku në dukagjini.