Abdixhiku tregon se shtatorja e Rugovës po bëhet gati për në Pejë, duan ta vendosin për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë | 23 Dhj 2023 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se një shtatore për ish-presidentin, Ibrahim Rugova, është duke u punuar nga skulptori Gëzim Muriqi në studion e tij për t’u vendosur më pas në Pejë.

“Shtatorja e Presidentit Rugova, po bëhet gati për qytetin e bukur të Pejës. Sonte, në 34 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, vizituam skulptorin e mirënjohur Gëzim Muriqi në studion e tij këtu në Prishtinë. Aty nga afër pamë punën e madhe artistike që po bënte Gëzimi në përfundimin e skulpturës së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme