Abdixhiku: Vetëvendosje nuk i ka numrat, refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera

Prishtinë | 20 Gus 2025 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, pas vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se thelbi i problemit është se Vetëvendosje nuk ka numra dhe refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera, raporton Ekonomia Online.

“Është e qartë se thelbi problemi ka qenë tek shumica parlemnater përkatësisht mungesa e kësaj shumice. Siç u pa përveç që kishim humbur 48 seanca rresht për shkak të shkeljes kushtetuese tani të konfirmuar dy herë. Ne kemi në thelb të problemit mungesën e shumicës politike. Pra, nuk ka numra partia që ka dalë e para në këto zgjedhje, refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera.

Rrjedhimisht, bën bllokda institucionale. Qëndrimet e LDK-së nga dita e parë deri më sot edhe deri në ditën tjetër, do të mbesin të njëjta e të pandryshueshme. LDK-ja nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje. Si e tillë nuk mund të mbështes kandidatë që s’ka marrëveshje politike dhe nuk dëshiron që të ketë marrëveshje politike në këtë drejtim”, tha ai.

Të ngjashme