Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri së bashku me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku kanë takuar asambleistët.
Me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe shefin e grupit parlamentar Arben Gashi, kandidati për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri kanë vizituar familjen Cakaj në Stanoc të Epërm, duke theksuar se LDK-ja është duke dëgjuar qytetarin dhe po i kthehet qytetarit duke i mbështetur dhe përkrahur vazhdimisht.
Postimi i plotë:
Me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Lumir Abdixhiku sot takuam asambleistët tanë. Bashkë me Kryetarin Abdixhiku, e Shefin e GP Arben Gashi vazhduam takimin në familjen e respektuar Cakaj në Stanoc të Epërm. LDK po e ndëgjon qytetarin e po i kthehet qytetarit duke e rigjetur vendin e saj në zemren e mendjet e qytetarëve të Vushtrrisë e Kosovës. Fitore