Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar policin e plagosur në veri të Kosovës, Alban Rashitin.
Abdixhiku ka thënë se te polici në fjalë e gjeti forcën e krenarinë e punës së tyre profesionale.
”Vizitova Albanin, policin e plagosur sot nga sulmi terrorist në veri. Mes dhimbjes së madhe për humbjen e Afrimit, tek ai gjeta dhe forcën e krenarinë për punën profesionale të shokëve të tij, Policisë së Kosovës, në përballje me terroristë”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka shtuar se “do ta kapërcejmë secilën sfidë”.
”Bashkë për Republikën”, thotë Abdixhiku.
Në sulmin brutal në veri, një polic i Kosovës ka mbetur i vdekur.