Abdixhiku: VV-ja s’i ka numrat, i shfrytëzoi 15 ditë për shfaqje teatrale

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përsëritur edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për formimin e Qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku tha se VV-ja vetëm shfrytëzoi 15 ditë për një qëllim, sipas tij, për shfaqje teatrale.

“Sot, LDK-ja nuk pret asgjë, përveç faktit të konfirmimit që janë humbur 15 ditë, duke e ditur dhe pritur rezultatin e njëjtë. Pra, Lëvizja Vetëvendosje e ka ditur që nuk i ka numrat, e ka ditur që e kemi një krizë, e kemi paralajmëruar që kemi një krizë, dhe sërish kanë vendosur që të na i shfrytëzojnë 15 ditë. Gjithë ky shpenzim kohe është bërë për një qëllim, për shfaqje teatrale. Dhe nëpërmjet një shfaqje teatrale të tillë me disa kundërshtarë imagjinarë, përgatitën material për fushatë elektorale”, tha ai.

Të ngjashme