Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit që e vërtetoi një vendim të Themelores në Prishtinë që pezullonte vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), për tarifat e reja.
Ai ka thënë se me këtë vendim fitoj drejtësia. “KËTA” e patën ndërmend me ju hy secilit në shtëpi dhe me ju marr pare në emër të shtrenjtimit të rrymës dhe me ju rrejt se kjo është e drejtë dhe e domosdoshme sepse ….blla blla blla. Por me ju oshtë PDK. Ajo për ju u ankua në Gjykatë. Dhe me PDK ju nuk jeni vetëm, por fituat në Gjykatë. Fitoj e drejta, drejtësia. Ju kam thonë “Pa PDK-n e han dreqi kët vend”. 👍”, ka shkruar ai në “Facebook”.