Abdullahu: Kryeneçësia e Kurtit për taksën mund ta dëmtojë Kosovën në shumë procese

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 15:49 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ende pa u bërë një muaj në krye të ekzekutivit, presioni ndaj Albin Kurtit për heqjen e taksës nga faktori ndërkombëtarë po shtohet, por edhe presioni për mos heqje po vazhdon edhe nga opozita.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Kurti do ta ketë të vështirë të vendos përkitazi me këtë çështje.

Sipas Abdullahut, Kurti ia ka “lidhur këmbët vetës”.

“Për rrjedhojë Kurti tani ja ka lidhur vetes këmbët dhe e ka shumë të vështirë që ta heq taksën pavarësisht trysnisë, por në anën tjetër është e vështirë të mendohet se mund të ketë çfarëdo presioni të brendshëm që të mbahet edhe më tutje taksa”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse vazhdohet me kryeneçësi nga ana e Kurtit, atëherë Kosova do të mund të dëmtohet në shumë procese.

“Përderisa ka konvertime pragmatike është në rregull përderisa nuk e prekin bazën fundamentin mbi të cilin është ndërtuar Vetëvendosja si koncept si parti politike, është ndërtuar vet personaliteti politik i zotit Kurti përderisa është kështu është në rregull, por nëse ndryshojnë fundamentet”.

“… atëherë pyetja shtrohet se gjithë votat që i ka fituar zoti Kurti është duke i mbajtur ende dhe me kontinjuitet dhe po i mbanë nganjëherë edhe kryeneçe t’i mbaj ato, atëherë çështja ndryshon, sepse të gjitha këto mund të na kthehen si bumerang dhe mund të ia shohim sherrin si proceseve të ndryshme, ekonomike, financiare, tregtare  poashtu edhe ato që janë kruciale në raport me Kosovën”, ka thënë ai.

Abdullahu konsideron se vonesa e heqjes së taksës nga Kurti po bëhet qëllimisht, ku sipas tij, ai mund të ketë si përgjigje të re për rrethanat e krijuara.

“Zoti Kurti do ta heq taksën me patjetër, por ai pret që të kaloj edhe pak kohë dhe brenda kësaj kohe të rritet trysnia e faktorit ndërkombëtare konkretisht e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të rritet trysnia e faktorit të brendshëm sidomos e partnerit të Vetëvendosjes, Lidhjes Demokratike dhe që heqja e taksës të cilën do ta bëjë Kurti të duhet si përgjigje e re për rrethana e krijuara që do të determinohet nga kjo trysni e madhe që do të bëhet”.

“Është e vështirë të vazhdohet kështu, konsideroj se nëse vazhdohet në këtë përpjekje të prolongohet puna e taksës e reciprocitetit e për rrjedhojë edhe dialogut me Serbinë dëmet do të vazhdojnë do të rrjedhin bile edhe më keq edhe do të shumëzohen”, ka thënë ai.

Të ngjashme