Ekspertët e Qeverisë së Kosovës të fushave të ndryshme kanë punuar dhe kanë sjellë ligjin më të mirë të mundshëm për Trepçën, shkruan këshilltari i kryeministrit dhe zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu.
Duke e njohur, por edhe duke u informuar mbi të kaluarën e kësaj kompanie, duke pasur prirje për t’i mbledhur gjithanshëm dhe kalkuluar drejtë informatat dhe të dhënat, duke i njohur mirë interesat e kryqëzuara socio-ekonomike, por edhe ato gjeo-politike, duke ditur sa, si dhe pse të bashkëpunojnë dhe kur e sa ta bëjnë këtë, me të gjithë faktorët e tjera relevant e mbi të gjitha duke qenë unik dhe të prirë nga interesi nacional i Kosovës dhe nga përpjekja për një jetë më të mirë të qytetarëve e sidomos minatorëve, kanë ardhur me projektligjin më të mirë të mundshëm”, shkruan Abdullahu në llogarinë e tij në Facebook.
Madje Abdullahu mendon se pikërisht kjo punë e mirë bëri që të gjithë ta votonin ligjin – duke përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosjen.
“Vetëm fal punës së këtyre ekspertëve kjo gjetje si zgjidhje është pranuar ashtu gjithanshëm dhe ashtu pa hezitueshëm”.