50 minator fillojnë punën në minierën e Stantërg-ut

Prishtinë | 04 Sht 2023 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Ndërrmarrjes “Trepça” në minierën e Stantërg-ut i janë shtuar 50 minator të rinj, punësimi i 50 minatorëve të rinj në ndërmarrjen Trepça Sh.A. pritet të kontribuoj në rritjen e produktivitetit në ndërmarrje dhe rritjen e mirëqenies ekonomike në vend.

Punësimi i tyre është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga Trepça Sh.A.

“Sot filluan punën 50 minator të rinj në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça – Stan Tërg. Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka aftësuar profesionalisht 210 minatorë në minierat e saja. Pas një procedurë me konkurs të hapur, tejet meritokratik, ka arrit të punësoj 50 minatorë në minierën e Stantërg-ut. Hapja e vendeve të punës në kohën bashkohore cilësohet akt patriotik për vendin. Punësimi i 50 minatorëve të rinj në ndërmarrjen Trepça Sh.A. pritet të kontribuoj në rritjen e produktivitetit në ndërmarrje dhe rritjen e mirëqenies ekonomike në vend. Ndërmarrja Trepça Sh.A. është zotuar se do të vazhdoj punësimin e të rinjve në njësitë e saja biznesore, me qëllim të zhvillimit ekonomik të ndërmarrjes, vendit dhe zvogëlimit të papunësisë në vend.” thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme