Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se sot Qeveria e Kosovës e ka pranuar gabimin që në të kaluarën sipas tyre e kanë bërë si opozitë.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, tha se asgjë s’ka ndryshuar “përveç teprisë suaj për të mbetur në pushtet sa më gjatë”.
Postimi i plotë i tij;
A ka ndonjë plan Qeveria si t’i kthej votat
Ju sot si Qeveri e pranuat gabimin që dje e keni bërë si opozitë. Sot e bëtë këtë duke e bërë të re marrëveshjen e vjetër me Serbinë mbi energjinë.
Asgjë s’ka ndryshuar përveç teprisë suaj për të mbetur në pushtet sa më gjatë. Është tjetër punë a do ta pohoni këtë dhe pendoheni për atë që keni bërë. Sido që të jetë ju me atë opozitarizëm plotë marrëzi e rrena dje, keni mashtrua dhe keni fituar edhe simpati edhe vota. A keni ndonjë plan si t’i kthemi këto vota dhe këtë simpati. A s’po e kuptoni që po ju fiken dritat që i keni ndez me energji të rrejshme opozitare.