Opinionisti Faton Abdullahu, ka thënë se LDK ka paralajmëruar riformatim të Qeverisë për t’i dërguar sinjal Ramush Haradinajt se ekzekutivi nuk varet prej tij dhe që aty mund të bashkohet PDK.
“Ka një përpjekje të krijohet bindja se PDK po pret ‘cuc’ të kërcejë në pushtet ngase është grykëse, s’mund të qëndrojë pa pushtet. Ka një fenomen të ri në këtë aspekt që nuk po duan apo s’janë mësuar ta shohin PDK në opozitë, qoftë VV nuk iu konvenon që ta shohin PDK në opozitë”, ka thënë Abdullahu, njofton Klan Kosova.
“Qeveria aktuale e do PDK brenda me rikonfigurimin e Qeverisë. As Vetëvendosjes nuk i konvenon që PDK të mbetet në opozitë. PDK po fiton poenë në opozitë. Po bëhen gabime nga më të ndryshmet nga Qeveria aktuale”.
“VV është mësuar t’i ketë të tjerët në një anë dhe vet në një anë që t’i sulmojë të gjithë. Nëse PDK futet në Qeveri i ndërtohet një bazament Vetëvendosjes – u hyn kosë të tjerëve dhe i akuzon më lehtë. PDK në opozitë i prishë punë VV-së”.
Abdullahu në Info Magazine është shprehur se LDK duhet të jetë fleksibile me partnerët, Haradinajn dhe Limajn.
“Duket se nuk kanë raporte të mira. Është bërë sëmundje se brenda Qeverisë po krijohet raporti pozitë-opozitë. Derisa vet janë të përçarë nuk mund t’i thonë PDK-së “na u bashko””.