Zëdhensi i PDK-së Faton Abdullahu përmes një postimi në facebook ka thënë se disa qeveritar janë duke akuzuar opozitën se është duke qëndruar prapa grevës dhe sipas tij kjo është vërtet sepse opozita është dehur nga pushteti dhe nuk po munden ta marrin vesh se është e mundshme me qenë kundër qeveris Kurti edhe dikush që është i ndershëm e i pa korruptuar.
“Disa qeveritarë po e akuzojnë opozitën se qëndron prapa grevës. Këta nuk po gënjejnë, përnjëmend mendojnë se opozita është prapa grevës. A e dini pse ? Sepse këta të pozitës janë dehur prej pushteti dhe arroganca nuk po i lë ta marrin vesh se sot është e mundshme me qenë kundër Qeverisë Kurti dikush që është i ndershëm i pakorruptuar dhe për më shumë me pas të drejtë dhe me i pas qëllimet e mira” shkroi ai nw FB.
Nder te tjera Avdullahu u bëri thirrje qeverise qe te ofrojnë zgjidhje për dalje nga greva sepse sipas tij opozita nuk i ka fajet.
“ Prandaj pushtetarëve ju duket apsurde si ka mundësi të gjithë mësimdhënësit dhe jo vetëm, të veprojnë ndryshe dhe ta akuzojnë Qeverinë se e ka gabim dhe ata kanë të drejtë. Kthjellnu bre. Mos e rreni vetëveten. Ofroni zgjidhje se nuk ju ka faj opozita po zezdita e juaj” shkroi ai.
Postimi i plotw:
Greva dhe opozita
Disa qeveritarë po e akuzojnë opozitën se qëndron prapa grevës. Këta nuk po gënjejnë, përnjëmend mendojnë se opozita është prapa grevës. A e dini pse ? Sepse këta të pozitës janë dehur prej pushteti dhe arroganca nuk po i lë ta marrin vesh se sot është e mundshme me qenë kundër Qeverisë Kurti dikush që është i ndershëm i pakorruptuar dhe për më shumë me pas të drejtë dhe me i pas qëllimet e mira. Prandaj pushtetarëve ju duket apsurde si ka mundësi të gjithë mësimdhënësit dhe jo vetëm, të veprojnë ndryshe dhe ta akuzojnë Qeverinë se e ka gabim dhe ata kanë të drejtë. Kthjellnu bre. Mos e rreni vetëveten. Ofroni zgjidhje se nuk ju ka faj opozita po zezdita e juaj.