Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se mosratifikimi i demarkacionit është i dëmshëm për interesat nacionale të Kosovës dhe për jetën e qytetarëve.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka renditur disa nga efektet negative në rast të mosratifikimit të demarkacionit.
Lexoni të plotë postimin e Abdullahut në Facebook:
“Të këqijat e mos ratifikimit të demarkacionit
Mos ratifikimi i demarkacionit është i dëmshëm për interesat nacionale të Kosovës dhe për kualitetin e jetës së qytetarëve të saj, për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për interesat evro-atlantike edhe të partnerëve tanë strategjik. Më poshtë po sjell disa nga efektet negative të drejtpërdrejta dhe të tërthorta në rast se demarkacioni nuk ratifikohet.
1) Mos liberalizimi i vizave për qytetarët.
2) Pamundësia e shfrytëzimit të avantazheve të qarkullimit të bizneseve Kosovë – BE.
3) Reduktimi i qarkullimit të vlerave dhe të arriturave kulturore, arsimore, etj, Kosovë – BE dhe jo vetëm (sidomos për të rinjtë dhe studentët).
4) De-kurajimi i investitorëve potencial.
5) Ngecje në reformat integruese evropiane.
6) Stagnim i procesit të shtetndërtimit.
7) Efekti dekurajues për njohjet e reja te shtetet që nuk na kanë njohur
8) Inkurajimi për vazhdimin dhe forcimin e pushtetit paralel sidomos në Veri të vendit.
9) Arsye shtesë për Serbinë që mos ti ndal provokimet.
10) Komplikim dhe prolongim i ratifikimit të vijës kufitare me Serbinë.
11) Shtesë arsyetim tek ata që mundohen të dëshmojnë se Kosova nuk mund të jetë shtet funksional.
12) Prishja e marrëdhënieve me Malin e Zi.
13) Rritja e mundësisë për Rusinë të involvohet në Mal të Zi.
14) Rritja e mundësisë për Rusinë të involvohet në Ballkan.
15) Ngecje e proceseve të shtrirjes së forcimit të koncepteve evro-atlantike në rajon.
16) Vështirësimi i procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
17) Forcimi i opozitës pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi.
18) Inkurajim i majtizmit delikuent anti-globalist në Kosovë.
19) Inkurajimi i rrymave politike dhe kulturore antiamerikane në Kosovë”.