Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi njoftoi se vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkë-atdhetar, dhe u realizuan mbi 35 fluturime komerciale.
“Ardhja e bashkë-atdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash. Situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anticovid brenda terminalit, megjithatë kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turrma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë. Suksese”, shkroi Abrashi në Facebook.