Avdullah Hoti, kandidatura e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka marrë mbështetjen edhe nga kolegu i tij, Arban Abrashi.
Abrashi në Facebook ka shkruar për punën e Hotit gjatë udhëheqjes së Ministrisë së Financave. Sipas tij, Hoti i gjeti “rrëmujë” financat, e sot janë rikthyer si besim e shpresë, për të vendosur vendin në binarë të sigurt.
Sipas Abrashit, me Hotin kryeministër buxheti i Kosovës do të shkojë në 3 miliardë.
Postimi i plotë:
Buxheti 3 miliardë, shumë shpejt!
Miku im Avdullah Hoti, Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës.
Financat të cilat i gjeti “rrëmujë”, sot u rikthyen si besim e shpresë, për të vendosur vendin në një binarë të sigurtë.
Vazhdojmë tek buxheti 3 miliardë, shumë shpejt! Urime!