Deputeti i AAK-së Gazmend Abrashi, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Ekonomia Online.
“Prej kësaj dite qytetarët duhet ta ndijnë vetën më konform. Ka qenë totalisht e padrejtë të ketë gjatë gjithë kohës së pandemisë që punëtorët e sektorit publik kanë qenë në shtëpitë e tyre. I përgëzoj deputetet për rolin konstruktiv që kanë luajtur në parlamentin e Kosovës. Qeveria i ka hapur dyert që t’i përkrahë komunitetin e biznesit që pasojat e Covid-19 të jenë më të vogla që Kosova të pajiset me vaksina”, tha Abrashi