Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se për LDK –në shkarkimi i nënkryetari të saj nga pozita e ministrit ka qenë një veprim papranueshëm. Abrashi para gazetarëve ka thënë nuk është e nevojshme që të shkohet në zgjedhje, por do të gjendet një zgjidhje e shpejtë. Ai ka thënë se do të shkojë në Kuvend për ta parë se deri ku është shkuar me nënshkrime, raporton Ekonomia Online.
“ Sot kryetari ka pasur takime me kryetarin e AAK Haradinaj dhe z. Limaj , bisedime për gjendjen e përgjithshme politike të cilat na presin Po dihet tash presioni për heqjen e taksës, pandemia. Është biseduar për mocionin të cilin do ta paraqes LDK-ja në orët në vazhdim. NË dy takimet kemi pasur shprehje nga dy kryetarët se do ta përkrahin. :, tha ai.
Abrashi ka thënë se nuk kanë pasur asnjë kontakt me PDK-në.
“Me PDK-në, nuk kemi pasur asnjë kontakt dhe nuk e besoj se do të kemi. Kryetari Mustafa gjatë ditës do të tentojë të bisedojë edhe me z. Pacollin në telefon. Do të shohim orëve dhe ditëve në vijim, por se kemi shqyrtuar”, shtoi ai.
Abrashi ka thënë se në grupin parlamentar kanë përgatitur një tekst.
“Në grupin parlamentar sot kanë përgatitur një tekst të cilin ende se kam parë se kam qenë gjithë ditën i angazhuar në parti. Kemi diskutuar në kryesi dhe çështja kryesore ka qenë kërkesa jonë e vazhdueshme për heqjen e tarifës, posaçërisht pas kërkesave ditore nga partneri ynë strategjik ShBA-ja dhe ky është thelbi i tekstit të mocionit.”, tha ai.
Abrashi ka treguar se në mbledhjene djeshme të Kryesisë, ka pasur një ose dy vota kundër.
“Unë mund të flas për Kryesi, realisht ka pasur një votë apo dy kundër. Ka pasur një konsensus të plotë. Është dashur të veprohet kështu nuk ka qenë veprim që është bërë me dëshirë edhe në kohë të vështira në duhet partnerët prandaj është ardhur deri te ky mocion por kryeministri Kurti e ka shkelur marrëveshjen, shkarkimi i nënkryetarit të partisë është i papranueshëm”, tha Abrashi.
I pyetur nëse do të ketë largime nga kjo parti , ai tha se LDK do ta kalojë me maturi me maturi këtë.
“Nuk besoj në largim do ta kalojmë me maturi”, tha Abrashi.