Abrashi: Mijëra kosovarë janë pajisur me viza pune gjatë 2016-ës

Prishtinë | 14 Maj 2017 | 12:00 | Nga

Afërsisht 5000 kosovarë rezultojnë të kenë marrë një kontratë dhe një vizë pune për në shtetin e Gjermanisë gjatë vitit 2016.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se Gjermania e bart numrin më të madh të të punësuarve me viza punë në krahasim me vendet tjera.

Ai ka thënë se viti 2016 ishte një vite kthese pozitive në këtë drejtim pas shumë kontakteve dhe projekteve me Gjermaninë por edhe shtete tjera të Evropës.

“Gjate vitit 2015 pas shume kontakteve dhe pas realizimit te suksesshëm te disa projekteve ne shkalle me te vogël, hapem mundësitë për realizimin e projekteve ne shkalle me te gjere. Viti 2016 shënon vitin e kthesës se madhe dhe Gjate vitit 2016 janë lëshuar rreth 5000 viza te punës, vetëm ne Gjermani”, ka thënë ai.

Sipas Abrashit kjo mundësi e punësimit pritet te zgjasë deri ne vitin 2020, ne te cilin vit pritet edhe rishqyrtimi i kësaj mundësie të punësimit.

“Punësimi jashtë Kosovës ka ofruar mundësi te shkëlqyeshme për punëkërkuesit tanë, sepse përveç të mirave financiare, ata sjellin ne Kosove edhe shkathtësi dhe përvoje evropiane duke kontribuar kështu ne ekonominë dhe tregun e punës së Kosovës”, ka thënë Abrashi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme