Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Abrashi, ka thënë se sot në Komisionin për Buxhet dhe Transferte janë shqyrtuar Projektligje të rëndësishme që do të procedohen për shqyrtim në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se gjatë seancës së nesërme do të diskutohet për Projektligje të cilat mundësojnë fillimin e implementimit të masava konkrete ne rimëkëmbjen e ekonomisë nga pasojat e Pandemisë.
Postimi i plotë:
Sot në Komisionin për Buxhet dhe Transferte shqyrtuam Projektligje të rëndësishme që janë proceduar për shqyrtim në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Projektligje që do të mundësojnë fillimin e implementimit të masava konkrete ne rimëkëmbjen e ekonomisë nga pasojat e Pandemisë.