Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së në të cilën u diskutuan hapat e mëtutjeshëm për procedimin e demarkacionit.
Ministri Arban Abrashi pas takimit ka thënë se shtyrja e procedimit të demarkacionit është bërë në koordinim të plotë me partnerin e koalicionit si dhe me SHBA-të.
Ai tha se demarkacioni do të jetë në kuvend pas të mërkurës dhe se shprehu bindjen se i kanë votat për kalimin e tij, raporton Ekonomia Online.
“Demarkacioni do të paraqitet në Kuvend pas seancës për mocionin. Votat i kemi dhe jemi të bindur se qytetarët do të lëvizin pa viza brenda 90 ditësh”, ka thënë ai.