Abrashi shpalos programin për veteranët, u premton përkrahje

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 17:05 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët  e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka vizituar Organizatën e Veteranëve, ku është takuar me përfaqësuesit e saj në kuadër të fushatës zgjedhore, të cilëve u premtoi përkrahje.

Me këtë rast Abrashi pa për së afërmi hallet e tyre duke thënë se respektojnë vlerat e luftës  dhe këtë sipas tij do ta dëshmojnë përmes projekteve gjithpërfshirëse, raporton Ekonomia Online.

“Pjesë e politikave tona është një qasje gjithëpërfshirëse. Ne i çmojmë lartë meritat e organizatave të luftës, prandaj do t’i përkrahim përmes projekteve konkrete. E para për vet funksionimin e organizatës dhe hartimin e projekteve për vet mirëqenien e veteranëve qoftë me zgjidhje të vendbanimit, punësimit apo format e tjera të përkrahjes. Kryesorja është që do të bashkëpunojmë dhe dera e hapur do të jetë gjithmonë për veteranët”, ka thënë Abrashi.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve në Prishtinë, Fatmir Sopi tha se deri sot ka munguar bashkëpunimi. Sopi thotë se është i bindur se do të kenë bashkëpunime me zgjedhjen e kryetarit të ri.

“ Deri më tani ka munguar bashkëpunimi dhe jemi të bindur që ky bashkëpunim do të vendoset me zgjedhje të kryetarit. Organizata jonë është jopartiake ne presim kandidatë edhe nga parti të tjera. Ndërsa me rastin e zgjedhjes së tyre do të vendosim kontakte dhe bashkepunim të rregullt “, tha Sopi.

 

 

Të ngjashme