Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi ka thënë se për dialogun me Serbinë Qeveria nuk ka platformë të qartë.
Abrashi në një konferencë për medie ka shtuar se kryeministri Avdullah Hoti gjatë takimit në Bruksel ka qenë i aftë të tregojë vetëm se dinë të flasë gjuhën serbe, raporton Ekonomia Online.
“Ne konsiderojmë që ai dialog po zhvillohet pa platformë dhe Hoti nuk ka shpjeguar se çka po bisedohet”.
“…fakti tjetër është se Hoti ka treguar që është i aftë të flas gjuhën serbe”.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar takimin e parë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Derisa kanë hyrë në takimin e ndërmjetësuar nga Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ata janë përshëndetur me bërryla, por edhe kanë shkëmbyer ca fjalë.
Pas “Përshëndetje” – “Përshëndetje” në anglisht, Vuçiq i është drejtuar Hotit në serbisht.
“Flet serbisht, apo kupton”, ka pyetur Vuçiqi-Hotin.
“… kuptoj”, është përgjigjur Hoti.