Abrashi takohet me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, flasin për modernizimin e hekurudhave

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka takuar Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, për të cilin thotë se kanë biseduar për projektet e rëndësishme infrastrukturore që e lidhin Kosovën me vendet e rajonit.

Abrashi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se temë diskutimi ka qenëe dhe modernizimin e hekurudhave dhe objektivat e Ministrisë së Infrastrukturës në agjendën e integrimit.

Postimi i plotë i tij

Takim pune me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, diskutuam për projektet e rëndësishme infrastrukturore që e lidhin Kosovën me vendet e rajonit, e që do të kenë impakt ekonomik dhe strategjik.

Biseduam edhe për modernizimin e hekurudhave dhe objektivat e Ministrisë së Infrastrukturës në agjendën e integrimit. Mbështetja e Bashkimit Evropian për Republikën e Kosovës është shumë e rëndësishme në rrugën konsolidimit të institucioneve.

https://www.facebook.com/abrashiarban/posts/3406327542770067
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme