Marrëveshjet nga takimi i Washingtonit për ndërtimin e akseve rrugore dhe hekurudhore ishte temë e raportimit të ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, raporton Ekonomia Online.
Abrashi, para anëtarëve të komisionit, paraqiti në pika të shkurtra marrëveshjet që janë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, këto marrëveshje e fuqizojnë Kosovën në shumë aspekte.
“Marrëveshjet që janë nënshkruar në Washington, mendojmë se e fuqizojnë Kosovën dhe e vijnë transit të mallrave dhe njerëzve sepse nuk kemi korridore që kalojnë në Ballkan. Theksi ka qenë kyçjet në këto rrugë kryesore. Nisja e parë në qershor ka dështuar dhe jemi kthyer mbrapa dhe kjo ka bërë që ti diskutojmë me ekspertë të jashtëm dhe të brendshëm”.
“Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e akseve hekurudhore dhe pikërisht këto kanë të bëjnë me letrën e qëllimit të mirë. Autostrada deri në Trudë që ka 24 kilometra ka qenë projekti i parë që kemi paraqitur atje. Projekti i dytë ka të bëjë me ndërtimin e hekurdhës nga Fushë-Kosova derj në Merdaeë e që janë 45 kilometra”, tha ai, raporton EO.
“Gjatë diskutimit që kemi pasur atje, ne kemi shtyrë edhe projekteve tjera, jashtë diskutimeve në Shtëpinë e Bardhë. Kosova përmes projekteve është duke e finalizuar linjën hekurudhore, nga Shkupi deri në Leshak, ndërsa pala tjetër nga Perëndimi në Lindje”.
“Në kuadër të kësaj linje, kemi paraqitur një stacion multimodal pa e caktuar vendin. Pra edhe një herë marrëveshjet që janë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë janë Autostrada e paqes, linja hekurudhore Prishtinë-Merdar, ndërtimi i portit”.