Action Bronson është paguar 60 mijë euro nga Komuna e Prishtinës.
Kjo është shuma që reperi shqiptare për performancën në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë në gusht të këtij viti.
Vendimi i Komunës së Prishtinës është nënshkruar nga kryetari Shpend Ahmeti, shkruan rtv21.
“Miratohet vendimi për mbështetje financiare për festivalin “Sunny Hill Festival” për pagesën e perferomaces së artistit Action Bronson”.
“Shuma mjeteve financiare do të jetë 60.000 euro. Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinë. Ky vendim hynë në fuqi ditën e nënshkrimit të tij”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Shpend Ahmeti.
Ndryshe, në festival kanë performuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa dhe shumë yje të tjerë.