Të dy muzikantët që vijnë nga Tottenham thuhet se kanë qenë në kontakt të shpeshtë që kur përfundoi martesa e Adele me bashkëshortin e saj, Simon Konecki.
Besohet se dyshja së fundmi shijuan një natë, vetëm dy javë më parë në Londër për ditëlindjen e 37-të të artistit.
Duke folur për The Sun, një burim ka thënë, “Adele dhe Skepta kanë qenë atje për njëri-tjetrin pasi u ndanë nga partnerët e tyre”. “Ata kanë një lidhje të ngushtë dhe pa dyshim që kanë një lidhje të veçantë”.
Burimi vazhdoi, “Ata po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku. Disa nga miqtë e tyre po shpresojnë dhe parashikojnë se mund të përfundojnë si një çift i shkëlqyeshëm një ditë”.
Adele ka një djalë, Angelo, 6 vjeç dhe Skepta ka një vajzë, e cila ka lindur vitin e kaluar. Burimi më tej shton, “Ata janë të përkushtuar për fëmijët e tyre, para së gjithash dhe më kryesorja”.
Skepta, i cili në vitin 2018 u bë shef në Ogun State, foli për Magazine ES në vitin 2016, duke thënë: “Adele më shkruan gjatë gjithë kohës dhe më mban nën kontroll”.
Në të njëjtin vit, krijuesja e hitit “Skyfall” ndau një foto të reperit në faqen e saj në Instagram së bashku me titullin: “Djali nga Tottenham” me disa ’emoji’ të zemrës.
Ndërkaq, Adele u nda nga burri i saj, Simon Konecki në prill pas tetë vitesh njohje së bashku. Skepta kishte një lidhje me supermodelen Naomi Campbell në fillim të vitit 2018, por marrëdhënia e tyre përfundoi pasi ajo zbuloi se ai po priste një fëmijë.