Pesë shenja se ai nuk ju do, ndoshta do vetëm seks

Prishtinë | 11 Mar 2023 | 23:51 | Nga Ekonomia Online

Këto janë 5 shenja që tregojnë se ti e do më shumë atë seç të do ai ty. Kështu siç janë zhvilluar lidhjet në kohën e sotme është e kotë të pyesësh veten se sa i pëlqen një mashkulli.

Kjo sepse në kohën tonë mbretëron seksi dhe një mashkull mund të dëshirojë një femër për shumë arsye. Për shembull mund ta dojë thjesht për seks, mund ta dojë vetëm për të kaluar kohën duke folur me të, mund ta dojë për një lidhje të shkurtë, për një natë, ose për një lidhje paralel me atë që ka.

Siç e kupton edhe vetë, meshkujt kanë një larmi ndjenjash përballë femrave, në kundërshtim me to, që i duan vetëm për atë që janë. Kështu që ti nuk arrin të kuptosh se çfarë është duke ndodhur kur ti ndahesh në njëmijë pjesë për të, ndërsa ai aktron sikur nuk ka ndodhur asgjë. Si do ta kuptosh që ti e do më shumë seç të do ty ai? Ne po të tregojmë pesë shenja. Merr frymë thellë dhe lexoi një nga një.

– Nuk i pëlqen të bisedojë për ndjenjat e tij.

– Mundohet të të ndryshojë.

– Je gjithmonë ti ajo që tregon dashuri dhe e trajton me përkëdheli.

– Nuk të prezanton në rrethin e tij.

– Nuk të kontakton i pari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme