Shteti i Izraelit ka njohur Pavarësinë e Kosovës më 4 shtator, në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Pika e fundit e marrëveshjes ishte njohja nga e Izraeli, e cila ka çuar në total në 113 numrin e shteteve që e njohin Kosovën.
Lidhur me këtë njohje ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, nisur nga krerët e shtetit por edhe figura me influencë në Kosovë, të cilët kanë përshëndetur këtë njohje
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, publikoi në InstaStory një imazh të sajin, shoqëruar me një emoji të flamurit izraelit.
“Faleminderit Izrael”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke treguar kështu se është e kënaqur me këtë njohje.
Adelina përndryshe ka kohë që nuk është aktive në muzikë, duke qenë më shumë e përkushtuar në jetën e saj private./Telegrafi.